Eliminimi i urisë, arritja e sigurisë ushqimore dhe e përmirësimit të ushqyerjes dhe nxitja e bujqësisë së qëndrueshme
Çfarë është uria?
• Uria është një nevojë apo dëshirë e theksuar për ushqim; ndjesia e dhimbshme apo gjendja e dobësisë e shkaktuar nga nevoja për ushqim; apo mungesa e ushqimit.
• Uria individuale përcaktohet si konsumi i një dietë të pamjaftueshme për të mbështetur rritjen normale, shëndetin dhe aktivitetin jetësor. Në politikë, në shkencën sociale dhe organizatat e ndihmës humanitare, uria përkufizohet si një gjendje në të cilën një person, për një periudhë të vazhduar, nuk është në gjendje të konsumojë ushqim të mjaftueshëm për të plotësuar nevojat bazë të të ushqyerit.
• Kequshqyerja është një term i përgjithshëm për një gjendje të shkaktuar nga marrja e pamjaftueshme e elementëve të dietës ushqimore dhe/ose për shkak të një sëmundjeje; kjo mund të ndodhë në lidhje me nën dhe mbikonsumin e kalorive dhe/ose të elementëve mikroushqyes.
• Mosushqimi i përditshëm është një formë më pak e dukshme e urisë, por ajo ndikon qindra miliona njerëz në mbarë botën. Për javë të tëra, madje edhe muaj, viktimat e saj duhet të jetojnë në mënyrë të konsiderueshme me më pak se sasinë e rekomanduar prej 2,100 kcal që një personi i nevojitet mesatarisht për të patur një jetë të shëndetshme.
• Uria absolute është "gjendja e shterimit të fuqive të trupit e shkaktuar nga mungesa e ushqimit." Kjo gjendje mund të rezultojë në vdekje.



































