A B

Uria sot

Uria sot

Uria ka qenë një problem në mbarë botën gjatë gjithë historisë së saj. Ka dëshmi të hershme qysh prej 5000 vjet më parë në Kinë apo Egjiptin e lashtë, që në kohë urie, autoritetet qendrore të këtyre vendeve hapnin depot apo hambarët të mbushur me rezerva ushqimore. Para shekullit të19-të, para se tregjet të bëheshin mënyra dominuese e organizimit ekonomik në botë, shumica e shoqërive njerëzore, ose vdisnin nga uria të gjithë bashkë, ose jo, duke qënë se komunitetet e ndanin ushqimin e tyre me njëri-tjetrin.

Sot, në botë ka ushqim të mjaftueshëm për të gjithë njerëzit që të bëjnë një jetë të shëndetshme dhe produktive. Prodhimi i drithërave për frymë në botë tregon një rritje të qëndrueshme. Nuk ka mungesë të ushqimit, një kilogram për frymë në ditë, do të ishte i mjaftueshëm për të gjithë, nëse çmimet nuk do të ishin shumë të larta apo të ardhurat nuk do të ishin shumë të ulëta, gjë e cila pengon disa njerëz të përballojnë blerjen e ushqimit.

Që nga viti 1992, përqindja e krizave ushqimore afatshkurtra dhe afatgjata që lidhen me shkaqet njerëzore është dyfishuar, duke u rritur nga 15 përqind në mbi 35 përqind. Këto kriza janë shkaktuar shpesh nga konfliktet. Nga Azia në Afrikë, deri në Amerikën Latine, konfliktet e armatosura dhe luftërat kanë bërë që miliona njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre, duke shkaktuar kështu emergjenca më të këqija të botës në lidhje me urinë.

Njerëzit e goditur nga varfëria nuk kanë mjete monetare të mjaftueshme për të blerë ose prodhuar ushqim të mjaftueshëm për veten dhe familjet e tyre. Si rezultat i kësaj, ata kanë tendencë të jenë më të dobët dhe të paaftë për të punuar dhe për të blerë ushqime. Të varfërit janë të uritur, dhe uria e tyre i mban ata në varfëri.

Shumë vende në zhvillim kanë mungesa të rëndësishme të infrastrukturës bujqësore, të tilla si rrugët, magazinat dhe sistemet e ujitjes. Gjendja e keqe e rrugëve rrit kostot e transportit, kurse mungesa e sistemeve të vaditjes çon në rendimente bujqësore të ulëta që nuk plotësojnë nevojat ditore për ushqim.

Praktikat e dobëta bujqësore, shpyllëzimi, prerja dhe kullotja pa kriter janë duke shterur dhe ulur ndjeshëm pjellorinë e Tokës dhe duke përhapur ngado urinë. Tokat bujqësore pjellore kudo në botë po kërcënohen gjithnjë e më shumë nga erozioni, kripëzimi dhe shkretëtirëzimi.

Në vitin 2015, rreth 800 milionë njerëz në nivel global jetonin në uri. Çdo vit, 15 milionë fëmijë vdesin nga uria, çdo 3.6 sekonda dikush vdes nga uria. Vetëm për të plotësuar në të gjithë botën kërkesat ushqimore dhe higjenike duhen shpenzuar 13 miliardë dollarë —shumë kjo e barabartë me atë që populli i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ai i Bashkimit Evropian shpenzojnë çdo vit vetëm për blerjen e parfumeve. Me çmimin e një rakete, do të ushqeheshin fëmijët e uritur të një shkolle çdo ditë për pesë vjet.

Më shumë se 40 përqind e njerëzve në botë që iu përkisinin familjeve me të ardhura të ulëta ose mestarisht të ulëta, raportuan që kishin pasur pasiguri ushqimore në vitin 2015. Edhe në familjet me të ardhura mesatare, rreth 25 përqind e tyre raportuan që kishin pasur probleme në të paktën një aspekt të pasigurisë ushqimore. Rreth 18 përqind e njerëzve të moshës 12 -44 vjeç kanë raportuar të kenë përjetuar pasiguri ushqimore.

Kur pranuan planin e veprimit për OZHQ-të, krerët e shtetit deklaruan solemnisht se "Ne përfytyrojmë një botë pa varfëri, pa uri dhe pa sëmundje, ku lulëzon jeta." Formulimi i SDG 2 pasqyron faktin se uria është shumë më komplekse se thjesht mungesa e ushqimit. Në mënyrë që të zhduket uria, është thelbësore që të trajtohen shkaqet thelbësore të saj, për ta bërë shoqërinë tonë më të qëndrueshme, dhe për të siguruar një shpërndarje më të drejtë të ushqimit për të gjithë.

objektivat
01
Lexo më shumë
за
Objektiv 01
02
Lexo më shumë
за
Objektiv 02
03
Lexo më shumë
за
Objektiv 03
04
Lexo më shumë
за
Objektiv 04
05
Lexo më shumë
за
Objektiv 05

2.1 Deri në vitin 2030, të eleminohet uria dhe të sigurohet e drejta e të gjithë njerëzve, në veçanti e të varfërve dhe e atyre që jetojnë në gjendje të vështirë, përfshirë foshnjat, për të patur ushqim të sigurt dhe të mjaftueshëm përgjatë gjithë vitit.

Gjatë 15 viteve të fundit, lufta kundër urisë ka përparuar.Sipas të dhënave uria ka pësuar rënie në nivel botëror nga 15 përqind që ishte për vitet 2000 - 2002, në 11 përqind regjistruar në vitin 2014 - 2016. Megjithatë, më shumë se 790 milion njerëz në mbarë botën ende nuk kanë qasje të rregullt në sasi të mjaftueshme ushqimi për të siguruar energjinë e nevojshme ditore. Nëse vazhdon trendi aktual, objektivi i zero urisë do të arrihet në vitin 2030. Realizimi i këtij objektivi mund të matet me përqindjen e popullsisë nën nivelin minimal të konsumit të elementeve ushqyes bazë, që do të thotë sa njerëz në një popullsi të caktuar vuajnë nga uria apo privimi i ushqimit.

Shqipëri
Bosnjë dhe
Hercegovinë
Kosovë*
IRJ të Maqedonisë
Mali i Zi
Serbia

Deri në vitin 2030, të eleminohen të gjitha format e kequshqyerjes, përfshirë edhe arritjen, deri në 2025-ën, të treguesve të miratuar ndërkombëtarisht lidhur me frenimin e zhvillimit të fëmijëve nën 5 vjeç dhe të adresohen nevojat për ushqim të vajzave adoleshente, të grave shtatzëna dhe atyre që ushqejnë foshnjat me gji, si dhe të personave të moshuar.

Ushqimi i duhur gjatë 1,000 ditëve të para të jetës është i rëndësishëm që fëmijët të arrijnë potencialin e tyre të plotë të zhvillimit. Frenimi i zhvillimit tek fëmijët mund të ketë ndikime të rënda dhe potencialisht të pakthyeshme për zhvillimin e tyre fizik, mendor dhe emocional. Në vitin 2014 në botë, gati një në katër fëmijë nën moshën pesë vjeç–me një total prej 159 milion fëmijë – kishin vonesa në procesin e rritjes. Frenimi i rritjes përcakohet si mos arritja e gjatësisë së përshtatshme për moshën, e cila është një tregues i efekteve të kombinuara të kequshqyerjes dhe infeksioneve. Për vitin 2014, Azia Jugore dhe Afrika sub-Sahariane kanë pasur rreth tre të katërtat e fëmijëve nën pesë vjeç me vonesa në rritje. Një tjetër aspekt i kequshqyerjes së fëmijëve është përqindja në rritje e fëmijëve të cilët janë mbipeshë, një problem që ndikon pothuajse çdo rajon. Globalisht, midis viteve 2000 dhe 2014, përqindja e fëmijëve nën moshën pesë vjeçare që ishin mbi peshë u rrit nga 5.1 përqind në 6.1 përqind. Prandaj, tregues i rëndësishëm është mbizotërimi i vonimit të zhvillimit dhe humbjes së fëmijëve nën moshën pesë vjeç.

Shqipëri
Bosnjë dhe
Hercegovinë
Kosovë*
IRJ të Maqedonisë
Mali i Zi
Serbia

Deri në vitin 2030, të dyfishohet prodhimi bujqësor dhe të ardhurat e prodhuesve ushqimorë në shkallë të vogël, veçanërisht e grave, popujve indigjenë, familjeve fermere, blegtorëve dhe peshkatarëve, përfshirë edhe përmes qasjes së sigurt dhe të barabartë tek toka, burimet e tjera prodhuese, njohuritë, shërbimet financiare, tregjet dhe mundësitë për shtimin e vlerës dhe punësimin jashtë sektorit bujqësor.

Dhënia fund e urisë dhe kequshqyerjes kërkon sisteme të qëndrueshme të prodhimit të ushqimit dhe praktika bujqësore të përshtatshme. Larmia gjenetike në racat blegtorale është vendimtare për bujqësinë dhe prodhimin e ushqimit, pasi ajo lejon rritjen e kafshëve të fermës në një gamë të gjerë të mjediseve dhe siguron bazën për produkte dhe shërbime të ndryshme. Globalisht, 20 përqind e racave blegtorale vendore, që do të thotë raca të raportuara vetëm në një vend të caktuar, janë në rrezik zhdukjeje. Për të rritur aftësinë prodhuese të bujqësisë, nevojiten më shumë investime publike dhe private, nga burime të brendshme dhe të huaja. Megjithatë, tendencat e fundit në shpenzimet e qeverive nuk janë të favorshme. Indeksi i orientimit të bujqësisë, i përkufizuar si pjesa e shpenzimeve qeveritare për bujqësinë pjesëtuar me pjesën e prodhimit të brendshëm bruto (PBB) të sektorit, në mes të vitit 2001 dhe 2013 ra globalisht nga 0.37 në 0.25.

Një tregues i rëndësishëm për matjen e realizimit të këtij treguesi të synuar është hendeku i prodhimtarisë së kulturave bujqësore (prodhimi aktual si përqindje e prodhimit të përftuar). Ky tregues mat hendekun e krijuar nga mallrat më kryesore - që do të thotë prodhimet aktuale që lidhen me ato që mund të arrihen në kushte të mira menaxhuese, duke marrë parasysh klimën dhe përdorimin e qëndrueshëm të ujit (dmth potenciali i prodhimit me ujë të kufizuar). Vendet mund të synojnë, për shembull, që pjesa më e madhe e fermave të tyre të arrijnë të paktën 80 përqind të potencialit të mundshëm të prodhimit të qëndrueshëm me ujitje të kufizuar e cila kërkon zbatimin e politikave udhërrëfyese dhe të teknologjive të duhura.

Një problem tjetër është se ky tregues i synuar, ndërsa vë theksin tek prodhimtaria, nuk e përmend problemin tjetër të madh të ndikimit të prodhuesve bujqësore: nevojën për diversifikim të prodhimit, punësimin dhe të ardhurat, të cilat mund të zvogëlojnë rreziqet që lidhen me paqëndrueshmërinë e tregut, ndryshimet klimatike dhe fatkeqësitë natyrore. Gjithashtu, diversifikimi i prodhimit bujqësor mund të përmirësojë ushqimin dhe mjedisin natyror.

Shqipëri
Bosnjë dhe
Hercegovinë
Kosovë*
IRJ të Maqedonisë
Mali i Zi
Serbia

Deri në vitin 2030, të sigurohen sisteme të qëndrueshme të prodhimit të ushqimit dhe të zbatohen praktika ripërtëritëse bujqësore që rrisin rendimentin dhe prodhimin, ndihmojnë në ruajtjen e ekosistemeve, forcojnë kapacitetin për përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike, motit ekstrem, thatësirave, përmbytjeve dhe fatkeqësive të tjera dhe që në mënyrë progresive përmirësojnë cilësinë e tokës bujqësore.

Bujqësia e qëndrueshme bazohet tek shërbimet e ekosistemit, dhe marrëdhëniet ndërmjet organizmave dhe mjedisit të tyre. Ajo është përcaktuar si "një sistem i integruar i praktikave të prodhimit bimor dhe shtazor që zbatohen sipas vendodhjes specifike dhe që zgjat për një periudhë afatgjatë".

Sipas informacioneve nga Qendra Informative e Sistemeve Bujqësore Alternative https://www.nal.usda.gov/afsic/sustainable-agriculture-information-access-tools, të përpiluara nga Mary Gold, bujqësia e qëndrueshme duhet, për shembull:

• të plotësojë nevojat e njerëzve për ushqim dhe fibra;

• të rrisë cilësinë e mjedisit dhe burimeve natyrore mbi të cilat varet zhvillimi i ekonomisë bujqësore;

• të përdori me eficiencë burimet jo të rinovueshme dhe burimet e fermës si dhe të integrojë, kur është e përshtatshme, ciklet dhe kontrollet biologjike natyrore;

• të arrijë qëndrueshmërinë ekonomike të funksionimit të fermës; dhe

• të rrisë cilësinë e jetës për fermerët dhe shoqërinë si një e tërë.

Për të zhvilluar sisteme bujqësore rezistente ndaj thatësirave edhe në vitet me reshje mesatare-normale duhen ndërmarrë disa masa.

Këto masa përfshijnë si veprime politike dhe administrative:

• masa që kanë të bëjnë me përmirësimin e sistemeve të grumbullimit dhe mbajtjes së ujit;

• promovimin dhe stimulimin e përzgjedhjes së kulturave rezistente ndaj thatësirës; 

• përdorimin e sistemeve të ujitjes me vëllim të zvogëluar;

• menaxhimin e kulturave për të zvogëluar humbjen e ujit; dhe

• mos mbjellje të asnjë kulture bujqësore.

Shqipëri
Bosnjë dhe
Hercegovinë
Kosovë*
IRJ të Maqedonisë
Mali i Zi
Serbia

Deri në vitin 2020, të ruhet shumëllojshmëria gjenetike e farave, e bimëve të kultivuara dhe të rritura në ferma dhe e kafshëve të zbutura dhe llojet e tyre të egra, përfshirë dhe përmes menaxhimit në mënyrë korrekte dhe të shumëllojshme të bankave të farërave dhe bimëve në nivel kombëtar, rajonal dhe ndërkombëtar, dhe të përkrahet qasja për të patur dhe për të ndarë në mënyrë të barabartë dhe të drejtë përfitimet që lindin nga përdorimi i burimeve gjenetike dhe të shoqëruara me njohuri tradicionale, siç janë miratuar ndërkombëtarisht.

Në bujqësi dhe blegtori, Revolucioni i Gjelbër popullarizoi përdorimin e hibridizimit konvencional për të rritur rendimentin, duke krijuar "varietete me rendiment të lartë". Shpesh, disa raca hibride kanë origjinën nga vendet e zhvilluara dhe u hibridizuan më tej me varietete lokale në pjesën tjetër të botës në zhvillim për të krijuar varietete bimore me rezistencë të lartë ndaj klimës lokale dhe sëmundjeve.

Sipas disa shkencëtarëve, bioteknologjia nuk do të garantojë sigurinë ushqimore, mbrojtjen e mjedisit ose zvogëlimin e varfërisë, për arsyet e mëposhtme: nuk ka asnjë lidhje mes urisë në një vend të caktuar dhe numrit të popullsisë së saj; shumica e novacioneve në bioteknologjinë bujqësore kanë qenë të shtyra nga aspektet e fitimit dhe jo nga nevoja; dhe teoria ekologjike parashikon se homogjenizimi i peisazheve të mëdha me kulturat transgjenike do të përkeqësojnë problemet ekologjike tashmë të lidhura me bujqësinë e një kulture të vetme bujqësore dhe se shumica e ushqimeve të nevojshme mund të prodhohen nga fermerët e vegjël të vendosur në të gjithë botën duke përdorur teknologjitë ekzistuese agro-ekologjike.

Në maj 2016, një grup prej 117 shkencëtarësh fitues të Çmimit Nobel, botuan një letër të hapur në mbrojtje të organizmave të modifikuara gjenetikisht. Ata i dhanë vëmendje të veçantë faktit të bllokimit të prodhimit të Orizit të Artë me përmbajtje të vitaminës A. Mungesa apo sasia e pamjaftueshme e kësaj vitamine është shkaku kryesor i verbërisë së fëmijëve dhe vdekshmërisë së lartë, dhe sot rreth 100 milionë fëmijë, kryesisht në vendet në zhvillim, vuajnë nga kjo mungesë. Fituesi i çmimit Nobel pohoi se OMGJ-të nuk janë vetëm të sigurta, por ato janë edhe më të sigurta se varietetet bujqësore tradicionale. Letra e hapur e tyre thotë se nuk ka patur kurrë asnjë rast që konfirmon efektet e dëmshme të OMGJ-ve në shëndetin njerëzor.

Shqipëri
Bosnjë dhe
Hercegovinë
Kosovë*
IRJ të Maqedonisë
Mali i Zi
Serbia
aktivitetet