Të forcohet parandalimi dhe trajtimi i personave që abuzojnë me lëndët narkotike dhe alkoolin.
Përdorimi i substancave dhe çrregullimet e shkaktuara nga përdorimi i substancave janë një barrë domethënëse për shëndetin publik. Në vitin 2012, rreth 3.3 milionë vdekje (5.9 përqind e të gjitha vdekjeve në mbarë botën), ishin për shkak të konsumimit të alkoolit, me një pjesë të konsiderueshme të vdekjeve që lidhen me abuzimin e alkoolit, për shkak të sëmundjeve jo-ngjitëse dhe lëndimeve. Në mbarë botën, konsumi i alkoolit në vitin 2015 u vlerësua në 6,3 litra alkohol të pastër për person. Në vitin 2010, 38 përqind e popullsisë së botës, (llogaritur vetëm ata me moshë 15 ose më të rritur) kishin pirë alkoolit në 12 muajt e fundit, nga të cilët 16 përqind konsumonin sasi të mëdha alkoolit. Në nivel global ka dallime të konsiderueshme në konsumin e alkoolit. Konsumi i alkoolit është në rritje në Rajonin Perëndimor të Paqësorit dhe Rajonin Juglindor të Azisë, por në rajonet e tjera mbetet në nivele të qëndrueshme ose është duke rënë pak.
Në vitin 2013, rreth 5 përqind e popullsisë globale nga mosha midis 15 - 64 vjeç përdorën substanca të paligjshme. Është vlerësuar se në vitin 2013 rreth 27 milionë njerëz në botë kanë vuajtur nga çrregullime të përdorimit të substancave të ndaluara. Pothuajse gjysma e tyre (12,2 milionë), rreth 1.65 milionë prej të cilëve jetonin me HIV, injektonin substanca të ndaluara.
Çrregullime të përdorimit të substancave, kryesisht çrregullime për shkak të përdorimit të alkoolit, përbëjnë një barrë të konsiderueshme të sëmundjeve në shumicën e rajoneve të botës me përjashtim të rajonit të Mesdheut Lindor, ku konsumi i alkoolit është shumë i kufizuar. Të dhënat e disponueshme tregojnë se mbulimi i trajtimit për çrregullime të shkaktuara nga përdorimi i alkoolit dhe i substancave të ndaluara është i pamjaftueshëm, edhe pse vlerësimet për këtë mbulim shëndetësor duhet të përmirësohen.
Mundësitë kryesore të politikave me kosto efektive për zvogëlimin e përdorimit të dëmshëm të alkoolit, përfshijnë politikat publike të orientuara drejt çmimeve shëndetësore, që kufizojnë disponueshmërinë e pijeve alkoolike; kufizime ose ndalime të përgjithshme në reklamat e alkoolit dhe marketingun e këtyre produkteve, politikat kundra konsumit të pijeve alkoolike dhe reagimet efektive të shërbimeve shëndetësore. Zbatimi efektiv i masave të kontrollit të alkoolit kërkon: (a) angazhimin e qeverisë dhe një infrastrukturë të përshtatshme; (B) kapacitetin teknik për të krijuar, zbatuar dhe mbështetur politikat e nevojshme dhe kornizat ligjore; (C) aktivitete ndërkombëtare të fuqizuara, në lidhje me përhapjen e njohurive rreth trendeve në konsumin e alkoolit, dëmet që lidhen me alkoolin dhe reagimet shoqërore; dhe (d) mobilizimi dhe bashkimi i burimeve në dispozicion për të mbështetur veprimet globale dhe kombëtare për të zvogëluar përdorimin e konumin në nivele të dëmshme të alkoolit në fushat prioritare të identifikuara.
Veprimi për çrregullimet e përdorimit të drogës do të bazohen në forcimin e reagimit të shëndetit publik ndaj problemit të substancave të ndaluara nëpër botë. Këto reagime përfshijnë masa të shëndetit publik për parandalimin e përdorimit të substancave të ndaluara dhe për të zvogëluar cënueshmërinë dhe rreziqet; trajtimi dhe kujdesi për njerëzit me çrregullime të përdorimit të substancave të ndaluara; parandalimin dhe administrimin e dëmeve të lidhura me përdorimin e substancave të ndaluara; sigurimi i qasjes në barna të kontrolluara për qëllime mjekësore dhe shkencore; dhe monitorimi dhe vlerësimi i procedurave të duhura.Trajtimi i bazuar në prova, kujdesi dhe shërbimet e rehabilitimit për njerëzit me çrregullime të përdorimit të substancave të ndaluara, janë një element thelbësor i një politike gjithëpërfshirëse të substancave të ndaluara. Shërbimet e trajtimit duhet të përfshijnë kontrollin, diagnoztifikimin e hershëm dhe trajtimin formal, rehabilitimin dhe ri-integrimin e programeve sociale, si dhe organizatat e përbashkëta të ndihmës.
Studimet e vdekshmërisë, sidomos nga bota e zhvilluar, tregojnë se ka më shumë persona që konsumojnë pije alkoolike, në grupe me status të lartë ekonomik, ndërsa personat që nuk konsumojnë fare alkool janë më të zakonshëm në grupet më të varfra sociale. Megjithatë, njerëzit me status më të ulët social-ekonomikë mund të jenë më të prekshëm ndaj problemeve dhe pasojave të konsumimit të tepruar alkoolit dhe përdorimit të substancave të ndaluara, për shkak të ekspozimit ndaj faktorëve të shumtë të rrezikut, niveleve të ndryshme të mbështetjes psiko-sociale, dhe pengesat për t’u përfshirë në kujdesin shëndetësor të cilësisë së lartë.