A B

Deri në vitin 2030, të rriten aftësitë e të varfërve dhe të atyre që jetojnë në gjendje të vështirë për të përballuar situatat e pafavorshme, dhe të zvogëlohet ekspozimi dhe cënueshmëria e tyre ndaj ngjarjeve ekstreme të lidhura me klimën dhe fatkeqësitë e tjera ekonomike, sociale dhe mjedisore.

Zvogëlimi i rrezikut nga fatkeqësitë natyrore është thelbësor për t'i dhënë fund varfërisë dhe për nxitjen e zhvillimit të qëndrueshëm. Treguesi që mat realizimin e këtij objektivi përfshin humbjet (si jetët e humbura të njerëzve dhe kostot ekonomike të dëmeve të shkaktuara) në zonat urbane dhe rurale për shkak të fatkeqësive natyrore, të ndara sipas ngjarjeve të lidhura ose jo me klimën. Fatkeqësitë natyrore ekstreme të lidhura me klimën përfshijnë: ngjarjet hidrometeorologjike (si shtrëngata, përmbytje, rrëshqitjet e tokës); dhe ngjarjet klimatike (temperatura ekstreme, thatësira, zjarret). Fatkeqësitë natyrore jo të lidhura me klimën janë kryesisht ngjarje gjeofizike (tërmetet, shpërthimet vullkanike, cunami, rrëshqitja e tokës). Fatkeqësitë e tjera të lidhura ose jo me klimën përfshijnë ngjarjet me natyrë biologjike (si epidemi, 

infektimi nga insektet dhe tërbimi i kafshëve).

Humbjet ekonomike nga fatkeqësitë natyrore të raportuara në shkallë ndërkombëtare, kryesisht katastrofat e mëdha, janë rritur në mënyrë të vazhdueshme që nga viti 1990, duke arritur në 2013 një mesatare vjetore të vlersësuar prej 200 miliard dollarë. Dëmtimet e raportuara në ndërtesa, shkolla dhe objekte të kujdesit shëndetësor, së bashku me prodhimin bujqësor, tregojnë për tendenca statistikore me rritje domethënëse duke filluar nga viti 1990 në vazhdim.

Qytetet në mbarë botën, si dhe popullsia e qendrave rurale, janë në një rrezik në rritje nga katastrofat natyrore, duke përfshirë ngjarje të lidhura me klimën ekstreme të cilat janë parashikuar të zhvillohen me frekuencë më të shpeshtë dhe një ashpërsi më të madhe, si rezultat i ndryshimeve klimatike. Rritja e popullsisë dhe urbanizimi do të ndikojë cënueshmërinë dhe ekspozimin e popullsisë.

Rreziku nga katastrofat është më i lartë në vende më të varfra, me institucione më të dobëta. Në vendet me të ardhura të ulëta dhe mesatare, të cilat po përjetojnë një rritje ekonomike të shpejtë, ekspozimi i njerëzve dhe pasurive ndaj rreziqeve natyrore po rritet me një ritëm më të shpejtë se sa forcimi i kapacitetit për të zvogëluar rrezikun, duke sjellë rritjen e rrezikut nga fatkeqësitë.

objektivat
01
Lexo më shumë
за
Objektiv 01
02
Lexo më shumë
за
Objektiv 02
03
Lexo më shumë
за
Objektiv 03
04
Lexo më shumë
за
Objektiv 04
05
Lexo më shumë
за
Objektiv 05

Deri në vitin 2030, eliminim i varfërisë ekstreme për të gjithë njerëzit kudo, e matur aktualisht me numrin e njerëzve që jetojnë sot me më pak se 1.25 $ në ditë.

Treguesi për matjen e këtij objektivi është përqindja e popullsisë që jeton nën kufirin ndërkombëtar të varfërisë - që është 1.25 dollarë Amerikan për person dhe kupton konsumin mesatar ditor (ose të ardhurat) e një personi në ditë. Pragu prej 1,25-dollar Amerikan është një masë e të ardhurave që përcakton kufirin e varfërisë ekstreme. Ky kufi mundëson të bëhen krahasime midis vendeve ndërsa si bazë e kursit të këmbimit për konsum përdoret pariteti i fuqisë blerëse (PPP).

Megjithatë, treguesi i kufirit të varfërisë nuk identifikon thellësinë e varfërisë, sepse disa njerëz mund të jetojnë nën kufirin e varfërisë, ndërsa disa të tjerë mund të jenë shumë më poshtë. Kështu që në kontekstin urban për varfërinë ekstreme është i nevojshëm një tregues alternativ, sepse kufiri i varfërisë prej 1.25 USD nuk është i përshtatshëm për mjediset urbane, ku shërbimet bazë (të tilla si strehimi, uji dhe energjia), duhet të blihen.

Kufiri ndërkombëtar i varfërisë është aktualisht i përcaktuar si 1.90 USD ose më pak për person në ditë, duke përdorur pariteti i fuqisë blerëse (PPP) për vitin 2011. Në dekadën pas 2002, përqindja e popullsisë së botës që jeton nën kufirin e varfërisë është përgjysmuar, duke rënë nga 26 përqind në 13 përqind. Në qoftë se normat e rritjes gjatë këtyre 10 viteve mbizotërojnë mbi 15 vitet e ardhshme, shkalla globale e varfërisë ekstreme ka gjasa të bjerë në 4 përqind deri në vitin 2030, duke supozuar se nga kjo rritje përfitojnë të gjitha grupet e të ardhurave të popullsisë në mënyrë të barabartë.

Në vitin 2015, në mbarë botën 10.2 përqind e punëtorëve së bashku me familjet e tyre jetonin me më pak se 1.90 USD për person në ditë, nga 28 përqind në vitin 2000. Gjithashtu të rinjtë me shumë mundësi regjistrohen me grupin e punëtorëve të varfër: 16 përqind e të gjithë të punësuarve që i përkisnin grupmoshës 15 -24 ishin konsideruar të varfër, në krahasim me 9 përqind që i përkisinin grupit të personave të rritur. Varfëria mbetet e përhapur në Afrikën sub-Sahariane, ku më shumë se 40 për qind e njerëzve në vitin 2012 jetonin me më pak se 1.90 USD në ditë. Me nënshkrimin e Agjendës 2030, qeveritë në mbarë botën kanë marrë një angazhim për t'i dhënë fund varfërisë ekstreme në të gjitha format e saj përgjatë 15 viteve të ardhshme.

Shqipëri
Bosnjë dhe
Hercegovinë
Kosovë*
IRJ të Maqedonisë
Mali i Zi
Serbia

Formimi i kapitalit - qoftë ai prodhues, njerëzor, natyror apo social –është jetik për rritjen ekonomike. Rënia e nivelit të disa pasurive natyrore - për shembull të mineraleve dhe metaleve të përdorura në prodhim – mund të jetë e pranueshme për sa kohë që vendimi për t’i përdorur ato, merr parasysh mungesën e tyre dhe se sa lehtësisht mund të zëvendësohen, dhe vetëm nëse investimet e duhura janë bërë në lloje të tjera të kapitalit. Megjithatë, aty ku burimet natyrore kanë pragje kritike përtej së cilave ato nuk mund të ripërtërihen apo të zëvendësohen me lloje të tjera të kapitalit, duhet të merret parasysh që të realizohen ndërhyrjet e duhura për të parandaluar tejkalimin e këtyre kufijve delikatë.

Ky tregues është përcaktuar si përqindja e popullsisë që jeton nën kufirin e varfërisë, ku konsumi mesatar ditor (ose të ardhurat) është më i pakët se një shumë e caktuar për person në ditë. Këto kufij të varfërisë janë të përcaktuara në nivelin e vendit në të cilin një person mendohet të jetë i varfër. Kufiri kombëtar i varfërisë duhet të jetë i diferencuar për mjediset urbane dhe rurale brenda një vendi në mënyrë që të matë ndryshimet në koston e jetesës. Kufiri kombëtar i varfërisë nuk siguron një matje uniforme, pra, ky tregues nuk lejon krahasim të drejtpërdrejtë midis vendeve. Vija e varfërisë prej 1.90 USD në ditë, siç përcaktohet nga Banka Botërore, është e diskutueshme. Çdo komb ka pragun e vet për varfërinë absolute. Në Shtetet e Bashkuara, për shembull, kufiri absolut i varfërisë ishte 15.15 USD në ditë në vitin 2010, ndërsa në Indi ishte 1.0 USD në ditë dhe në Kinë 0.55 USD në ditë. Vlerat e ndryshme të këtyre kufijve e bëjnë të vështirë krahasimin e të dhënave: thellësia dhe intensiteti i varfërisë ndryshon në të gjithë botën dhe mes popullsisë së një rajon, duke e bërë kufirin e varfërisë prej 1.25 USD në ditë, të papërshtatshëm.

Prandaj sot po bëhen përpjekje për të ndërtuar treguesë që mund të masin mirë varfërinë dhe mundësojnë krahasimin midis vendeve.

Indeksi shumëdimensional i varfërisë (“The Multidimensional Poverty Index”, MPI) ofron një kufi varfërie më të mirë pasi ai nuk është i bazuar vetëm në kriteret monetare. Treguesi i përdorur nga Zyra e Raportit të Zhvillimit Njerëzor të UNDP-së ndjek plotësimin e treguesve të vendosur për tre dimensione dhe 10 indikatorë si: Shëndeti (vdekshmërisë së fëmijëve, ushqyerjes); Arsimi (vitet e shkollimit, regjistrimi); dhe standardet e jetesës (ujë, kanalizime, energji elektrike, energjia për gatim, asetet). Ai identifikon se cili nga këta 10 indikator është më i rëndësishëm për një familje, më pas klasifikon familjet si të varfra në qoftë se ata nuk plotësojnë një të tretën e këtyre indikatorëve ose më shumë të indikatorë të matur.

Shqipëri
Bosnjë dhe
Hercegovinë
Kosovë*
IRJ të Maqedonisë
Mali i Zi
Serbia

Të zbatohen sistemet dhe masat e përshtatshme kombëtare të mbrojtjes sociale për të gjithë, përfshirë dhe shtresat e ulëta, dhe deri në vitin 2030 të arrihet një mbulim i konsiderueshëm i njerëzve të varfër dhe të pambrojtur.

Vulnerabiliteti (Cënueshmëria) - Koncepti i vulnerabilitetit i referohet mundësisë që njerëzit të bien në varfëri për shkak të goditjeve të sistemit ekonomik apo aksidenteve personale. Vlerësimet tregojnë se një numër i madh i njerëzve në kufi të varfërisë, sidomos ata që qëndrojnë shumë pak mbi nivelin zyrtar të varfërisë, janë ekonomikisht të pasigurt. Nëse do përdoret kufiri i varfërisë së Bankës Botërore prej 1.90 USD në ditë, në vend të 1.00 USD në ditë, normat e varfërisë do të rriten në mënyrë dramatike në shumë vende në zhvillim, duke reflektuar cënushmërinë e popullatës së tyre ndaj ndryshimeve të vogla në mundësitë e jetesës.

Mbrojtja Sociale - Kjo është përcaktuar si një gamë e gjerë e instumenteve publike, dhe ndonjëherë private, për të zgjidhur sfidat e varfërisë, cënueshmërinë dhe përjashtimin social. Gjithnjë e më shumë, masat e mbrojtjes sociale janë duke u përdorur për të zvogëluar dobësitë në të gjithë ciklin e jetës njerëzore, për të ruajtur dinjitetin, për të promovuar të drejtat e individëve dhe për të kontribuar në rritjen ekonomike gjithëpërfshirëse dhe pro-të varfërve, përmes ndërtimit të kapitalit njerëzor dhe duke i bërë të mundur njerëzve të varfër të rrisin pjesëmarrjen e tyre në aktivitete ekonomike produktive. Instrumentet e mbrojtjes sociale përfshijnë një gamë të skemave kontribuese dhe jo-kontribuese, ky term përfshin një sërë mekanizmash për zvogëlimin e varfërisë, si transferta parash, ndihma ushqimore, skemat e sigurimit, programe lehtësuese për aksesin ndaj shërbimeve sociale, si dhe sigurimet shoqërore dhe programet e tregut të punës, duke përfshirë edhe pensionet e pleqërisë, pensionet për njerëz me aftësi të kufizuar, sigurimin e të papunëve, trajnimin e aftësive dhe ndër të tjera, subvencionet e pagave. Këto shërbime mund të shpërndahen për individët, familjet dhe, në raste të caktuara, për komunitete të tëra.

Sistemi i mbrojtjes sociale është një politikë dhe kornizë legjislative për mbrojtjen sociale, që përfshin kornizën buxhetore, së bashku me një grup të programeve të veçanta dhe të mekanizmave të tyre përkatëse të zbatimit.

Edhe pse e drejta për të pasur mbrojtje sociale të mjaftueshme është e sanksionuar në Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut, më shumë se gjysma e popullsisë së botës nuk ka mbulim kombëtar të mbrojtjes sociale. Skemat e mbrojtjes sociale janë zgjeruar globalisht që nga viti 2000, pasi shumë vende në zhvillim kanë miratuar politika që sigurojnë mbrojtje për pasiguri të ndryshme. Mbulimi i pensionit në veçanti është zgjeruar me shpejtësi. Më shumë se gjysma (51 për qind) e njerëzve mbi moshën e pensionit kanë marrë një pension sipas të dhënave të disponueshme për periudhën nga viti 2010 deri 2012. Pothuajse të gjitha vendet kanë programe ndihme për fëmijët apo për gratë shtatzëna, dhe skemat e transferimit të parave janë në rritje.

Pavarësisht progresit, rritja e mbrojtjes sociale për ata që janë në nevojë mbetet prioritet. Globalisht, 18000 fëmijë ende vdesin çdo ditë nga shkaqe të lidhuara me varfërinë, dhe vetëm 28 përqind e femrave të punësuara janë të mbrojtura në mënyrë efektive nëpërmjet përfitimeve kontribuese dhe jo-kontribuese të lindjes. Shumica e njerëzve të varfër vazhdojnë të mbeten jashtë sistemeve të mbrojtjes sociale, veçanërisht në vendet me të ardhura të pakta. Nga e gjithë popullsia, vetëm një në pesë persona marrin ndonjë lloj të 

mbrojtjes sociale në vendet me të ardhura të ulëta, në krahasim me dy nga tre në vendet me të ardhura mesatare. Mungesa e kësaj lloj mbrojtjeje është veçanërisht e pranishme në Afrikën Nënsahariane dhe Azinë Jugore, ku jetojnë shumica e njerëzve më të varfër të botës. Në Afrikën Nënsahariane, vetëm 15 përqind e atyre me të ardhura të ulëta kanë akses në përfitimet e mbrojtjes sociale.

Realizimi i objektivit të mbrojtjes sociale matet me përqindjen e popullsisë së mbuluar nga programet kombëtare të mbrojtjes sociale. Organizata Ndërkombëtare e Punës përfshin elementet e mëposhtëm si pjesë e mbulimit të plotë të sigurimeve shoqërore: kujdes shëndetësor; përfitimet në rast sëmundje; mbrojtje për njerëzit me aftësi të kufizuara, dhe moshës së tretë si dhe të mbijetuarit e fatkeqësive; leja e lindjes; përfitimi për fëmijët; përfitimi nga papunësia dhe dëmtimi gjatë punës; dhe mbrojtje të përgjithshme kundër varfërisë dhe përjashtimit social.

Shqipëri
Bosnjë dhe
Hercegovinë
Kosovë*
IRJ të Maqedonisë
Mali i Zi
Serbia

Deri në vitin 2030, të sigurohet që të gjithë burrat dhe gratë, në veçanti njerëzit e varfër dhe të pambrojtur, të kenë të drejta të barabarta në përdorimin e burimeve ekonomike, si qasje në shërbimet minimale, pronësi dhe kontroll mbi tokën, si dhe në forma të tjera të pronësisë, të trashëgimisë, të burimeve natyrore, të teknologjive të reja të përshtatshme dhe të shërbimeve financiare, përfshirë dhe mikrofinancat.

Mundësia për të patur pronësi të sigurtë mbi tokën, pronën dhe burimet e tjera natyrore ka ndikim të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik dhe uljen e varfërisë. Megjithatë, për shumë gra, burra, popuj indigjenë dhe komunitete të varfëra, 

qasja ndaj tokës, pronës dhe burimeve të tjera natyrore është gjithnjë e më shumë duke u dëmtuar. Në zonat rurale në veçanti, polemikat që përfshijnë blerjet e tokës në shkallë të gjerë nga investitorët e huaj dhe vendas për agrobiznes, pylltari, shfrytëzim apo projekte të tjera të mëdha kanë vendosur të drejtat të tokës dhe çështjen e investimit të përgjegjshëm në mënyrë të vendosur në axhendën e zhvillimit global, dhe kanë theksuar rëndësinë e sigurimit të të drejtave për ata që mbështeten në tokë dhe në burimet natyrore për mirëqenien dhe jetesën e tyre. Të drejtat e sigurta të pronësisë në zonat urbane janë gjithashtu me rëndësi jetike. Mungesa e sigurisë së pronësisë për banorët urbanë mbi strehimin dhe pronat e tyre mund të ketë ndikim të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik, uljen e varfërisë dhe përfshirjen sociale.

Treguesi i matjes për realizimin e këtij objektivi përbëhet nga dy komponentë:

• përqindja e njerëzve me dëshmi të njohur ose të dokumentuar të pronësisë; dhe

• përqindja e njerëzve të cilët perceptojnë se të drejtat e tyre për tokën, pronën apo burime të tjera prodhuese janë të njohura dhe të mbrojtura.

Shqipëri
Bosnjë dhe
Hercegovinë
Kosovë*
IRJ të Maqedonisë
Mali i Zi
Serbia

Deri në vitin 2030, të rriten aftësitë e të varfërve dhe të atyre që jetojnë në gjendje të vështirë për të përballuar situatat e pafavorshme, dhe të zvogëlohet ekspozimi dhe cënueshmëria e tyre ndaj ngjarjeve ekstreme të lidhura me klimën dhe fatkeqësitë e tjera ekonomike, sociale dhe mjedisore.

Zvogëlimi i rrezikut nga fatkeqësitë natyrore është thelbësor për t'i dhënë fund varfërisë dhe për nxitjen e zhvillimit të qëndrueshëm. Treguesi që mat realizimin e këtij objektivi përfshin humbjet (si jetët e humbura të njerëzve dhe kostot ekonomike të dëmeve të shkaktuara) në zonat urbane dhe rurale për shkak të fatkeqësive natyrore, të ndara sipas ngjarjeve të lidhura ose jo me klimën. Fatkeqësitë natyrore ekstreme të lidhura me klimën përfshijnë: ngjarjet hidrometeorologjike (si shtrëngata, përmbytje, rrëshqitjet e tokës); dhe ngjarjet klimatike (temperatura ekstreme, thatësira, zjarret). Fatkeqësitë natyrore jo të lidhura me klimën janë kryesisht ngjarje gjeofizike (tërmetet, shpërthimet vullkanike, cunami, rrëshqitja e tokës). Fatkeqësitë e tjera të lidhura ose jo me klimën përfshijnë ngjarjet me natyrë biologjike (si epidemi, 

infektimi nga insektet dhe tërbimi i kafshëve).

Humbjet ekonomike nga fatkeqësitë natyrore të raportuara në shkallë ndërkombëtare, kryesisht katastrofat e mëdha, janë rritur në mënyrë të vazhdueshme që nga viti 1990, duke arritur në 2013 një mesatare vjetore të vlersësuar prej 200 miliard dollarë. Dëmtimet e raportuara në ndërtesa, shkolla dhe objekte të kujdesit shëndetësor, së bashku me prodhimin bujqësor, tregojnë për tendenca statistikore me rritje domethënëse duke filluar nga viti 1990 në vazhdim.

Qytetet në mbarë botën, si dhe popullsia e qendrave rurale, janë në një rrezik në rritje nga katastrofat natyrore, duke përfshirë ngjarje të lidhura me klimën ekstreme të cilat janë parashikuar të zhvillohen me frekuencë më të shpeshtë dhe një ashpërsi më të madhe, si rezultat i ndryshimeve klimatike. Rritja e popullsisë dhe urbanizimi do të ndikojë cënueshmërinë dhe ekspozimin e popullsisë.

Rreziku nga katastrofat është më i lartë në vende më të varfra, me institucione më të dobëta. Në vendet me të ardhura të ulëta dhe mesatare, të cilat po përjetojnë një rritje ekonomike të shpejtë, ekspozimi i njerëzve dhe pasurive ndaj rreziqeve natyrore po rritet me një ritëm më të shpejtë se sa forcimi i kapacitetit për të zvogëluar rrezikun, duke sjellë rritjen e rrezikut nga fatkeqësitë.

Shqipëri
Bosnjë dhe
Hercegovinë
Kosovë*
IRJ të Maqedonisë
Mali i Zi
Serbia
aktivitetet