A B

Të zgjerohet dhe të forcohet pjesëmarrja e vendeve në zhvillim në institucionet e qeverisjes globale

Janë duke u bërë përpjekje për t’i bërë institucionet kombëtare dhe ndërkombëtare më efektive, gjithëpërfshirëse dhe transparente. Gjatë 10 viteve të fundit, gati 2/3 e 144 vendeve, nga të dhënat që disponojmë, ishin në gjendje të planifikonin buxhetet e tyre kombëtare me efikasitet (pra shpenzimet përfundimtare ishin brenda 10 % të buxhetit fillestar). Dhënia e të drejtës së votës grup-vendeve të ndryshme në institucionet ndërkombëtare është një tregues i gjithëpërfshirjes në nivel ndërkombëtar. Për shembull, në Bankën Afrikane për Zhvillim vendet në zhvillim përbëjnë 63% të vendeve që kanë të drejtën e votës, ndërsa në Fondin Monetar Ndërkombëtar kjo shifër është vetëm 35 % e në Bankën Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, e Grupit të Bankës Botërore, shifra është 38%.

Përmirësimi i asistencës për zhvillim do të luajë një rol shumë të rëndësishëm. Në vend të transferimit apo imponimit të zgjidhjeve të gatshme nga një vend tek një tjetër, fokusi tani duhet të jetë tek përfshirja e qytetarëve dhe organizatave të ndryshme për të eksperimentuar dhe identifikuar në mënyrë bashkëpunuese zgjidhjet e përshtatshme për sfidat specifike. Përvojat nga vendet apo rajonet e tjera nuk duhet të trajtohen si receta të gatshme për sukses, por si një burim frymëzimi për të formuluar zgjidhje të përshtatura me realitetin e vendit. Kjo qasje përsëritëse dhe njëkohësisht elastike ka më shumë gjasa të jetë e suksesshme në gjetjen e zgjidhjeve më të përshtatshme – dhe është një qasje që meriton më shumë respekt se qasja e vjetër “e njëjta masë/recetë për të gjithë”.

Duhet të punohet më shumë për të gjetur burime financiare për institucione të rëndësishme, çka kërkon planifikim më të mirë të asistencës zyrtare për zhvillim (AZZH/ODA). Për shembull, aktualisht më pak se 1% e AZZH (pa përfshirë Fondin Monetar Ndërkombëtar) shkon për të mbështetur zhvillimin e administratave tatimore në vendet në zhvillim, pavarësisht rolit kyç që ato kanë në mbledhjen e burimeve të brendshme financiare për të mundësuar rritje ekonomike dhe zvogëlim të varfërisë.

objektivat
01
Lexo më shumë
за
Objektiv 01
02
Lexo më shumë
за
Objektiv 02
03
Lexo më shumë
за
Objektiv 03
04
Lexo më shumë
за
Objektiv 04
05
Lexo më shumë
за
Objektiv 05
06
Lexo më shumë
за
Objektiv 06
07
Lexo më shumë
за
Objektiv 07
08
Lexo më shumë
за
Objektiv 08
09
Lexo më shumë
за
Objektiv 09
aktivitetet