A B

Deri në vitin 2030, të arrihet punësimi i plotë dhe produktiv dhe punë të denja për të gjithë gratë dhe burrat, përfshirë të rinjtë dhe personat me aftësi të kufizuar, si dhe pagesë të barabartë për punën me vlerë të njëjtë.

Për vite të tëra, Evropa ka pasur një problem serioz me papunësinë. Më shumë se 21 milionë evropianë janë klasifikuar si të papunë, dhe pothuajse po kaq janë ose të dekurajuar për tu punësuar së shpejti, ose punojnë në punë të pjesshme. 

Sipas Eurostat, papunësia:

  • në Greqi është mbi 24 përqind;
  • në Spanjë është mbi 20 përqind dhe në Francë dhe Itali mbi 10 përqind;
  • në vendet e Ballkanit Perëndimor respektivisht është, 17 përqind në Shqipëri; 42 përqind në Bosnjë dhe Hercegovinë; 35 përqind në Kosovë *; 24 përqind në ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë *; 17 përqind në Mal të Zi; dhe 17 përqind në Serbi.

Këto statistika zyrtare nuk janë plotësisht të sakta, pasi ato marrin parasysh vetëm njerëzit që kërkojnë punë pranë zyrave shtetërore të punësimit. Situata është në fakt më e keqe, se ajo çka mund të kuptojnë shumica e njerëzve. Në qoftë se ekonomia do të ishte e aftë të krijonte vende pune, miliona njerëz do të dëshironin të fillonin punë.

Sipas të dhënave zyrtare të Eurostatit për numrin e njerëzve që do të donin të punonin më shumë, 44 milion njerëz në BE janë duke punuar me kohë të pjesshme, dhe ajo çfarë ka më shumë rëndësi, është se shumë prej tyre do të donin të punonin më shumë orë në ditë. Gjithashtu ka një numër të madh njerëzish të cilët mund të punojnë, por që momentalisht nuk janë duke kërkuar punë. Ky grup njerëzish janë të njohur si "punëtorë të dekurajuar". Tashmë tek një brezi i tërë, zakoni i punës është duke u shkatërruar dhe aftësitë që janë fituar nëpërmjet punës kanë filluar të harrohen dhe të mosushtrohen. Pak nga pak, vendet me nivel të lartë të papunësisë dhe punësimit me kohë të pjesshme po humbasin avantazhin e tyre konkurrues si popuj punëtorë.

Kjo do të thotë se kontinenti Evropian në një të ardhme të afërt nuk do t’i përmbushë të gjitha detyrat e tij në mënyrë masive. Ekonomia e Eurozonës do të rritet në mënyrë sporadike, por deri sa ajo të mund të krijojë vende pune për të gjithë ata që do të donin të punonin, dhe për t’i mbajtur ata në punësim të plotë, ajo nuk mund të gjykohet si një sukses.

Përkeqësimi i tregut të punës që nga fillimi i krizës financiare globale ka ndikuar në grupe të ndryshme shoqërore në mënyra të ndryshme. Koncepti i disavantazhit në tregun e punës është përdorur gjerësisht gjatë viteve të fundit duke iu referuar grupeve që përjetojnë më shumë papunësi dhe/ose papunësi më të gjatë se mesatarja, të përshkruara si më poshtë:

Gratë tradicionalisht kanë pasur një prirje më të madhe për të lënë forcën e punës, se sa homologët e tyre meshkuj. Roli i tyre historik dytësor i fituesit të të ardhurave në familje, së bashku me përgjegjësitë e tjera të familjes, kanë qenë të prirura për të ndryshuar urgjencën me të cilën gratë e papuna kërkojnë punë. Prandaj, barazitë gjinore janë duke prodhuar trende të diferencuara në punësim dhe në papunësi, gjë që nga ana tjetër, është 

  • duke sjellë forma të tjera të veçanta të pabarazisë.
  • Mosha e avancuar është shpesh shkak i humbjes së punës ose i paaftësisë për të gjetur një punë të re.
  • Personat me vështirësi themelore në lëvizje dhe/ose një problemi shëndetësor kronik, që kufizojnë aftësinë e tyre për të punuar, janë një grup tjetër social i rrezikuar: më pak se një në dy persona me vështirësi themelore të lëvizshmërisë është i punësuar; ndërsa vetëm një në tre persona me probleme kronike shëndetësore është i punësuar.
  • Papunësia e të rinjve është veçanërisht e lartë në Evropë.

Reagimi ndaj zbatimit të politikave

Kërkimet e fundit tregojnë se edhe midis vendeve me rritje pozitive të PBB-së totale, shumë përballen vazhdimisht me nivele të ulëta, apo edhe në rënie, të krijimit të vendeve të punës. Kjo ka çuar në nivele të larta kronike të punësimit të pakët dhe papunësisë; kushte të këqija të pune; dhe mbizotërim të punësimit jozyrtar. Shkaqet janë të ndryshme. Krijimi i pamjaftueshëm i vendeve të punës është shoqëruar me një rritje të konsiderueshme në furnizimin global të punës në dekadat e fundit për shkak të presionit të fortë demografik dhe faktorëve të tillë si, migrimi dhe çelja e ekonomive të mbyllura. Kriza ekonomike në vitet e fundit nuk ka ndihmuar për të zvogëluar hendekun e punësimit. Globalizimi gjithashtu ka pasur një ndikim të jashtëzakonshëm në ekonominë globale dhe tregjet e punës në aspektin e nivelit të lartë të lëvizshmërisë dhe të pushtetit për të rënë në ujdi të zvogëluar, duke rezultuar në një presion në rënie të pagave dhe rritjen e fleksibilitetit të rregulloreve të punës.

Deri në vitin 2030, duhet të krijohen rreth 600 milionë vende të reja, vetëm për të rinjtë që do të mbushin moshën e punës. Megjithatë, sfidat e punësimit përbëjnë më shumë se vetëm numrin e vendeve të punës në dispozicion. Ajo që ka rëndësi për shumicën e njerëzve në vendet në zhvillim është cilësia e punës që ata bëjnë. Cilësia e punës lidhet me daljen nga varfëria; me pagat dhe prodhimin; me të drejtat, mbrojtjen dhe sigurinë. Në nivel global duhet të përmirësohen kushtet e punës për 780 milionë gratë dhe burrat që janë duke punuar, por nuk fitojnë mjaftueshëm për të nxjerrë veten dhe familjet e tyre nga varfëria. Çështja kryesore për këtë arsye nuk është domosdoshmërisht krijimi i "më shumë" vendeve të punës, por krijimi i vendeve "më të mira" të punës - ose i më tepër vendeve "më të mira" të punës.

objektivat
01
Lexo më shumë
за
Objektiv 01
02
Lexo më shumë
за
Objektiv 02
03
Lexo më shumë
за
Objektiv 03
04
Lexo më shumë
за
Objektiv 04
05
Lexo më shumë
за
Objektiv 05
06
Lexo më shumë
за
Objektiv 06
07
Lexo më shumë
за
Objektiv 07
08
Lexo më shumë
за
Objektiv 08
09
Lexo më shumë
за
Objektiv 09
aktivitetet