A B

Të zhvillohen institucione efektive, të përgjegjshme dhe transparente në të gjitha nivelet.

Studimet e shumta tregojnë se institucionet dhe cilësia e qeverisjes janë faktorë kyç për nxitjen e zhvillimit dhe promovimit të barazisë shoqërore, ndërsa institucionet e dobëta kthehen në penguese të mundësive për zhvillim të një vendi. Rëndësia e institucioneve efektive mbase është më e qartë në ato vende që janë të pasura në burime natyrore, por që nuk kanë qenë të afta të zvogëlojnë në mënyrë të ndjeshme nivelin e varfërisë.

Ndërtimi i institucioneve efektive, llogaridhënëse dhe gjithëpërfshirëse, në të gjitha nivelet, kërkon:

  • zvogëlimin e ndjeshëm të korrupsionit dhe mitmarrjes në të gjitha format e tyre;
  • garantimin e vendimmarrjes së përgjegjëshme, gjithëpërfshirëse, angazhuese dhe përfaqësuese në të gjitha nivelet; dhe
  • garantimin e të drejtës së publikut në informacion dhe mbrojtjen e lirive themelore, në përputhje me legjislacionin kombëtar dhe marrëveshjet ndërkombëtare.

Qeveritë gjithëpërfshirëse dhe një shoqëri aktive civile dalin me politika më reaguese dhe të barabarta; e  drejta për informacion dhe transparenca proaktive ndihmojnë në rritjen e besimit tek qeveria; standartet e larta të integritetit e ulin korrupsionin dhe sigurojnë shfrytëzim të drejtë dhe efikas të burimeve; ndërsa një media e lirë, dinamike dhe e larmishme i mban qytetarët të informuar dhe u jep pushtetin e duhur për t’i kërkuar llogari qeverisë për vendimet dhe rezultatet e punës së saj.

Një qeveri e ndershme dhe reaguese është një ndër përparësitë më të shprehura nga të gjithë njerëzit në të gjithë botën. 

objektivat
01
Lexo më shumë
за
Objektiv 01
02
Lexo më shumë
за
Objektiv 02
03
Lexo më shumë
за
Objektiv 03
04
Lexo më shumë
за
Objektiv 04
05
Lexo më shumë
за
Objektiv 05
06
Lexo më shumë
за
Objektiv 06
07
Lexo më shumë
за
Objektiv 07
08
Lexo më shumë
за
Objektiv 08
09
Lexo më shumë
за
Objektiv 09
aktivitetet